|
| |
|
|
|
|
Date 29 Dhjetor 2007 :
Nisja nga Tirana n.p.m Aeroportit “Nene Tereza” drejt Dubait me kompanine ajrore Turkish Airline. Mberritja ne Aeroportin Nderkombetar te Dubait. Pritja nga partneri yne ne Aeroport. Mberritja ne Hotel . Sistemimi dhe akomodimi ne Hotel.
Date 30 Dhjetor 2007
Mengjesi ne Hotel.Dreka e parashikuar ne oren 12:30 ne Twin Tower Restaurant. Rreth ores 15:30 nje vizite panoramike ne Dubai ku do te vizitohen : Xhamia Jumeirah, Nad Al Sheba Camel, fshati Heritage, Pallati Zaabeel, Bastakiya, shtepia e Sheikut te njohur boteror : Saed Al-Maktum, Muzeu Al Fahidi, etj.. Mbas shetitjes akomodimi ne Hotel. Mbasdreke, rreth ores 16:00 nisja nga Hoteli ne drejtim te dunave ku shoferi I specializuar I shkretetirave do ju beje nje tour te paharruar neper shkretetire me foristrade 4x4; Mbas ketij udhetimi mahnites ju do te shijoni darken ne formen e barbeque, ne ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe nen shoqerine e mbrekullueshme te kercimtareve dhe tingujve te bukur te muzikes orientale. Gjithashtu ju do te mund te argetoheni me shetitjet me Gamile ne shkretetire, veshje me kostumet tradicionale arabe dhe shume surpriza te tjera qe ju presin……
Kthimi dhe akomodimi ne Hotel.
Date 31 Dhjetor 2007 :
Mbas ngrenjes se mengjesit kohe e lire ku mund te shpenzoni paraditen ne disa nga markatat kryesore te Dubait. Rreth ores 13:00 dreka ne restorantin Al Boom Toursit Village.
Darka festive e Vitit te Ri.
Date 01 Janar 2008 :
Mbas mengjesit, nisja nga Hoteli ne oren 11:00, per vizite neper kohe ne te cilen do te behet nisja nga Hoteli per ne qendrat me te njohura tregetare, ku theksojme : “Madinat Jumeirah”. Me pas do vazhdohet drejt qendres se njohur tregetare “Ibn Battoota Mall”, dhe “Mall of Emirates” ku to te gjeni shume artikuj me cmime te arsyeshme. Per te apasionuarit e artikujve elektronike ofrohet markata shume e njohur “SOUK” qe ndodhet ne rrugen Al Fahidi si dhe do keni mundesine te blini bizhuterite dhe argjendarite neper dyqanet e shumte qe ndodhen ne ate zone.
Ne oren 18:30 – 18:45 nisja drejt Burj Al Arab. “Vizite ne Hotelin e njohur boteror me 7 yje Burj Al Arab ku do te keni mundesine te shijoni pamjet e mbrekullueshme shoqeruar me nje dreke ne ambjentet e ketij Hoteli”. Kthimi ne Hotel.
Date 02 Janar 2008 :
Mbas mengjesit paradite e lire. Ne oren 12:00 – 13:00 dorezimi i dhomes .
Ne oren 13:00 – 15:00 Dreka ne Hotel ose ne Restorant tardicional vendas.
Ne oren 15:00 – 17:00, vizite ne Deira City Center.
Mbasdite shetitje e organizuar me Cruise : “Dhow Cruise” ku ju do te keni mundesine te shijoni pamjet e mbrekullueshme nga anija te Hotelit me fame boterore me 7 yje: “Burj Al Arab” e shoqeruar kjo me nje darke ne ambientet e anijes.
Kthimi ne Hotel rreth ores 23:00.
Transferte per ne Aeroportin e Dubait.
Cmimi: 1,280 Euro per Hotel me 3 yje
Cmimi: 1,380 Euro per Hotel me 4 yje
Cmimi: 1,490 Euro per Hotel me 5 yje
NË PAGESË JANË PËRFSHIRË :
*Transfertë Aeroport i Dubait / Hotel / Aeroport
*Bileta e avionit vajtje ardhje.
*Akomodimi në Hotel në Dubai
*Bileta e hyrjes e shoqëruar me një darke në ambientet e Hotelit me 7 yje “ Burj Al Arab”
*Guida vendase në dispozicion sipas programit.
*Mëngjeset dhe drekat për ditët e qëndrimit sipas programit
*Darka e Vitit të ri.”.
*Darka në formën e “Barbeque” në Dunat e Dubait.
NË PAGESË NUK JANË PËRFSHIRË :
|
|
|
|
|
DITA E PARË 30 DHJETOR
Udhëtimi me avion për në Vienë. Pritja në Aeroportin e Vienes nga përfaqësuesi ynë. Transferimi me autobus komod për në hotel. Sistemimi në Hotel.
Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Vienes si:
Muzeu i Arteve te Bukura, Opera e Vienës, Muzeu Kryesor, Pallati Mbretëror Dimëror, Parlamenti, Bashkia e qytetit, Universiteti Kryesor dhe Teatrin Kombëtar.Vazhdon vizita në Pallatin Schonbrunn – Residenca e mëparshme verore e familjes së Hasburgëve.
Vizitohen sheshet më të bukura dhe elegante të qytetit të Vienës, Holfburg- Residenca 600 vjecare e Hasburgeve dhe Katedralja e Shën Stefanit – katedralja gotike më e dëgjuar në Europën Qëndrore.
Kalimi i natës në Hotel.
DITA E DYTË 31 DHJETOR
Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të pjesës jugore të Vienës.
Vizitë në shtëpizën e gjuetisë Mayerling – kishëz përkujtimore ku u kurorëzua Princi Rudolf, djali i vetëm i perandorit Franz Joseph I, vazhdon vizita në manastirin mesjetar në Heiligenkreuz.Kalimi nga Kisha Liechtenstein për tu kthyer në Vienë.
Pasdite të lirë për të vizituar qendrat komerciale të qytetit.
Darka speciale e Vitit te Ri. Muzikë austriake (live) dhe nga e gjithe bota, gjallëri, kostume, e fishekzjarre të ndryshme do të qëndrojne me ju gjatë gjithë kësaj nate.
DITA E TRETË 01 JANAR
Pas mëngjesit të lirë deri në darkë per te vizituar qytetin e Vienes.
Kalimi i natës në Hotel.
DITA E KATËRT 02 JANAR
Mëngjesi në Hotel. Të lirë për të vizituar qendrat komerciale te qytetit.
Në pasdite transferimi për në Aeroportin e Vienës. Udhëtim me avion për në Shqipëri.
CMIMI 790 EURO
NË CMIM JANË PËRFSHIRË:
*Transfertë Aeroport Vienë/Hotel/ Aeroport i Vienës.
*Udhëtimi vajtje ardhje me avion.
*Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
*Fjetjet në hotel me 3 yje superior me mëngjes dhe darkë.
*Darka speciale e Vitit te Ri.
*Shoqërues shqiptare për të gjithë udhetimin, guidë austriake gjate ekskursioneve ne Viene.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
|
|
|
|
Datë, 31.12.2007. Udhëtimi me avion për në Paris. Pritja në Aeroportin Charles de Gaulle nga përfaqësuesi ynë në Paris. Transferimi me autobus komod për në hotel. Sistemimi në Hotel.
Darka speciale e Vitit te Ri. Muzikë franceze (live) dhe nga e gjithe bota, gjallëri, kostume, e fishekzjarre të ndryshme do të qëndrojne me ju gjatë gjithë kësaj nate.
Date, 01.01.2008. Mëngjesi në Hotel.Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Parisit si : Katedralja e Parisit, Harku i Triumfit, Panteoni, Pallati dhe Kopshti i Luksemburgut, Asambleja Nacionale, Pallati i Invalideve, Varri i Napoleonit. Shëtitje në Kopshtin e Tyilerive dhe në bulevardin e njohur të Champs – Elyses.
Darka në Hotel.
Datë, 02.01.2008. Pas mëngjesit takimi në Hotel me shoqëruesin dhe fillimi i një dite të plotë vizitë në qytetin e Parisit ku vizitohet: Kulla e Montparnasse , Opera dhe Shopping në Galeritë Lafayette. Në mbasdite vizitë në muzeun e Luvrit,vazhdon dita me shëtitje me anije në lumin e Seines dhe vizitohet Kulla Eiffel.
Darka në Hotel.
Datë, 03.01.2008. Pas mëngjesit në Hotel takimi me shoqëruesin shqiptar ku vizitohen lagjja moderne e Parisit e quajtur “ Defense” dhe Qendra tregtare “ 4 Temps” .
Në mbasdite vizitohet Versaja dhe Kisha e Sacre Coeur.
Darka në Hotel.Mbas darke spektakël i madh në “Moulin Rouge”
Datë, 04.01.2008. Kalimi I ditës në Parkun e lojrave “Disneyland”.Gjatë kthimit,shopping në qendrën tregtare “Val d’Europe” Në darkë kthimi në Hotel.
Datë, 05.01.2008. Transferimi për në Aeroport. Udhëtim me avion për në Shqipëri. Transferimi nga aeroporti i Rinas-it në Tiranë.
PAGESA 1150 EURO
Në pagesë janë përfshirë:
*Transfertë Paris/Hotel/ Aeroport i Parisit.
*Udhëtimi vajtje ardhje me avion.
*Transfertat dhe shëtitjet me autobus
*Fjetjet në hotel për 6 (gjashtë) netë me mëngjes dhe darkë .
*Darka speciale e Vitit te Ri
*Shoqërues për të gjithë udhetimin , guidë shqiptare dhe franceze për gjithë kohën e udhëtimit. |
|
|
|
DITA E PARË 30.12.2005:
Udhëtim me avion për në Stamboll. Pritja nga përfaqësuesi ynë në Aeroportin e Stamboll-it. Mbasdite: vizitë në qendrën e njohur tregtare Carshija e Mbyllur.Darka dhe kalimi i natës në Hotel.
DITA E DYTË 31.12.2005:
Paradite vizitë panoramike e qytetit te Stambollit dhe monumenteve me atraktive të tij si:
Top-Kapi Palace, Xhamia Blu, Dolma Bahçe, Aja Sofi, Shtëpia e Vajzës, Camlixha - kodra më e lartë e Stambollit. Pasdite e lire.
Në mbrëmje: RRETH ORËS 21.00 DARKA SPECIALE E VITIT TË RI 2005. Muzikë, gjallëri, kostume, e fishekzjarre të ndryshme do të qëndrojne me ju gjatë gjithë kësaj nate.
DITA E TRETË 01.01.2006:
Mëngjesi në Hotel.Ditë e lirë. Darka dhe kalimi i natës në Hotel.
DITA E KATËRT 02.01.2006:
Mengjesi ne Hotel.Vizite panoramike dhe lundrim me anije për të vizituar pjesën bregdetare të
Stambollit.Udhëtim mbresëlënës për dy orë në ngushticën e Bosforit ku do të vizitohen pjesa Aziatike dhe ajo Europiane e Stambollit, kalimi nën urat e varura te Bosforit deri ne Ruhmelitisa,
Paradite të lirë.Darka dhe kalimi i natës në Hotel.
DITA E PESTË 03.01.2006:
Transfertë me autobus për në Aeroport.
Udhëtim me avion për në Shqipëri. Mbërritja në Aeroportin e Rinasit.
CMIMI 410 EURO DARKA FESTIVE GAR MUSIC HALL
CMIMI 460 EURO DARKA FESTIVE ERESIN HOTEL
NË CMIM JANË PËRFSHIRË:
* Udhëtim me avion vajtje – ardhje.
* Transfertat ne Stamboll dhe shëtitjet me autobus komod në dispozicion
* Fjetjet në hotel me tre yje
* Mëngjeset dhe darkat për të gjithë ditët e qëndrimit
* Darka Speciale e Vitit te Ri .
* Shoqërues për të gjithë udhëtimin
NË CMIM NUK JANË PËRFSHIRË:
-
Taksa e kufirit
- Pagesa e vizave
- Gjithshka që nuk është përmendur në program.
- Bakshishe të ndryshme.
|
|
|
|
Date 30 Dhjetor: Udhetim me avion per ne Barcelone. Transferimi dhe sistemimi ne Hotel.
Darka ne Hotel.
Date 31 Dhjetor: Vizite me autobuz dhe guide, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu Picasso, si dhe monumentet me te rendesishme te qytetit. Darka Speciale e Vitit te Ri.
Date 01 Janar: Gjithe diten te lire. Mbasdite vizite ne Monserrat.
Date 02 Janar: Nisja ne drejtim te Madridit. Gjate udhetimit vizite ne Saragoza. Mberritja ne Madrid. Sistemimi dhe darka ne Hotel.
Date 03 Janar: Shetitje turistike me autobus dhe guide ku vizitohen : Pallati Mbreteror si dhe monumentet me te rendesishme turistike te qytetit. Mbasdite e lire.
Date 04 Janar: Nisja per ne qendrat turistike dhe historike mjaft te njohura si : Toledo dhe Aranjuez. Mbasdite e lire.
Date 05 Janar: Transferimi per ne Aeroportin e Barcelones. Fluturimi per ne Shqiperi. Mbrritja ne Aeroportin e Rinasit. Transferimi per ne Tirane.
Cmimi : 1290 EURO
Ne pagese jane perfshire :
* Bileta vajtje-ardhje me avion
* Akomodimi ne Hotele me 3 yje.
* Mengjeset dhe darkat per te gjitha ditet e qendrimit.
* Darka speciale e Vitit te Ri ne Barcelone
* Transferimi me autobus komod nga Barcelona ne Madrid.
* Autobuz komod ne dispozicion per te gjitha vizitat.
* Guide vendase sipas programit.
* Biletat e hyrjes per ne Muzeun Picasso, ne Pallatin Mbreteror si dhe ne Katedrale.
* Shoqerues shqiptar gjate gjithe kohes se qendrimit.
Ne pagese nuk jane perfshire:
Taksa e kufirit , pagesa e vizave
Gjithshshka qe nuk eshte permendur ne program.
Bakshishe te ndryshme.
Kushtet e realizimit te udhetimit
* Numri minimum qe te realizohet udhetimi 30 persona
* Agjensia ndihmon ne proçeduren e marrjes se vizave por nuk garanton dhenjen e tyre. Klientet do te paraqiten vete per interviste ne Ambasade.
Rregjistrimet mbyllen ne daten 15 Nentor. |
|
|
|
Datë, 30.12.2007. Udhëtimi me avion për në Paris. Pritja në Aeroportin Charles de Gaulle nga përfaqësuesi ynë në Paris. Transferimi me autobus komod për në hotel. Sistemimi në Hotel.
Pasdite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Parisit si : Katedralja e Parisit, Harku i Triumfit, Panteoni, Pallati dhe Kopshti i Luksemburgut, Asambleja Nacionale, Pallati i Invalidëve, Varri i Napoleonit. Shëtitje në Kopshtin e Tyilerive dhe në bulevardin e njohur të
Champs – Elyses.Darka në Hotel.
Datë, 31.01.2007. Pas mëngjesit në Hotel takimi me shoqëruesin shqiptar ku vizitohen lagjja moderne e Parisit e quajtur “ Defense” dhe Qendra tregtare “ 4 Temps” .
Darka speciale e Vitit te Ri. Muzikë franceze (live) dhe nga e gjithë bota, gjallëri, kostume, e fishekzjarre të ndryshme do të qëndrojne me ju gjatë gjithë kësaj nate.
Datë, 01.01.2008. Pas mëngjesit takimi në Hotel me shoqëruesin dhe fillimi i një dite të plotë vizitë në qytetin e Parisit ku vizitohet: Kulla e Montparnasse , Opera dhe Shopping në Galeritë Lafayette. Në mbasdite vizitë në muzeun e Luvrit,vazhdon dita me shëtitje me anije në lumin e Seines dhe vizitohet Kulla Eiffel. Darka në Hotel.
Datë, 02.01.2008. Pas mëngjesit të lirë për të vizituar Parisin. Në mesditë nisja për në Bruksel Mbërritja në Bruksel. Akomodimi dhe darka në Hotel.
Datë,03.01.2008.Mëngjesi në Hotel.Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore te tij. Vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit i ashtëquajtur Grand Place, Shtatorja Kineze dhe Kulla Japoneze, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë etj.Kalimi i natës dhe darka në Hotel.
Datë, 04.01.2008. Mëngjesi në Hotel.Paradite nisja për në Amsterdam.
Datë, 05.01.2008. Paradite vizitë panoramike e qytetit. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam.
Shëtitje mbresëlënëse me anije .Pasdite e lirë.
Datë, 06.01.2008. Transferimi për në Aeroport. Udhëtim me avion për në Shqipëri.
CMIMI 1250 EUR |
|
|
|
DITA E PARË , 30 Dhjetor :
Nisja në orën 6.00 me autobus nga Tirana. Pritja nga partneri ynë malajzez në Moriqan. Pas kryerjes së veprimeve kufitare, vazhdimi i udhëtimit. Ndalesë e shkurtër në Budva. Vazhdimi i udhëtimit për në Hercegnovi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Soditje e bregdetit kroat. Në Debeli Breg do të vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në qytetin e Dubrovnikut. Mbasdite e lirë.Darka në Hotel.
DITA E DYTË , 31 Dhjetor :
Mëngjesi në Hotel.Gjate gjithë ditës së bashku me shoqëruesin shqiptar dhe kroat do të vizitohet qyteti i Dubrovnikut( Raguza e dikurshme ) me kalanë , monumentet historike, farmacinë më të vjetër të Ballkanit, Kishën Franceskane, Pallatin e Dukes etj. Mbasdite e lirë.
RRETH ORËS 21.00 DARKA SPECIALE E VITIT TË RI 2007. Muzikë, gjallëri, kostume, e fishekzjarre të ndryshme do të qëndrojne me ju gjatë gjithë kësaj nate.
DITA E TRETË , 01 Janar :
Mëngjesi në hotel. Gjatë ditës së bashku me shoqëruesit shqiptare dhe kroate vizitë e qytetit turistik Cavtat ku do te njiheni me historinë e tij antike dhe bukurinë natyrore që të ofron,nisja për në Konavski Dvori ku sipas dëshirës drekohet në një nga restorantet më të mira të Dubrovnikut.Kthim në Hotel në Dubrovnik. Mbasdite e lirë. Darka në hotel.
DITA E KATËRT , 02.Janar :
Mëngjesi në Hotel. Largimi nga hoteli dhe kthimi për në Shqipëri. Rrugës ndalesa të shkurtra.
CMIMI 349 EURO
Në pagesë janë përfshirë:
*Udhëtim me autobuz vajtje ardhje;
*Akomodim në hotel në Dubrovnik;
*Mëngjesi dhe darka në hotel:
*Darka speciale e Vitit të Ri;
*Taksat e kufirit dhe vizat Mali Zi dhe Kroaci;
*Autobus në dispozicion gjatë gjithë udhëtimit;
*Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit;
*Shoqërues kroat gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
Kushtet e realizimit të udhëtimit
* Numri minimum që të realizohet udhëtimi 30 persona. |
|
|
|