Privatësia dhe Siguria

Ruajtja e informacionit privat
Edialtour mban pergjegjesi te plote per ruajtjen e informacioneve tuaja private. Te dhenat qe ne ju kerkojme kur organizojme rezervimin tuaj, jane te domosdoshme, ne menyre qe t'ju ofrojme nje sherbim sa me profesional. Ne i transmetojme te dhenat tuaja personale vetem hotelit, tek i cili ju keni bere rezervimin tuaj. Keto te dhena nuk iu transmetohen ne asnje menyre personave te trete, vetem ne rastet e jashtezakonshme kur jemi te detyruar nga ligji. Te dhenat tuaja te kontaktit do te perdoren vetem per te kryer rezervimin e hotelit. Informacionet i dergohen hotelit me qellim qe t'ju identifikoje ne momentin tuaj te mberritjes atje, apo t'ju kontaktojme ne rastet e ndryshimeve te mundshme te rezervimit.
Ne theksojme dhe njehere ruajtjen e informacioneve tuaja private sipas ligjeve evropiane nepermjet procedurave strikte siguruese qe ushtron albania-hotel.al ne menyre qe te shmangen keqperdorimet apo perdorimet e paautorizuara te te dhenave tuaja personale.

Ruajtja e informacionit te kartes se kreditit
Ne e kuptojme mire rolin e ruajtjes se te dhenave mbi karten tuaj te kreditit. Kjo eshte aresyeja pse ne perdorim rregulla strikte duke shmangur perdorimin e informacioneve mbi karten tuaj te kreditit me email.
Ne rastet e parapagimit me karte krediti nepermjet formes se autorizimit te miratuar nga banka jone, ne ndjekim rregulla strikte te vendosur nga banka jone dhe kompanite e kartave te kreditit, ne menyre qe te sigurojme mbrojtjen e informacioneve te dhena nga ju.

Kur ju dergon Edialtour emaile?
Pasi ju te keni nisur nje kerkese per rezervim, do ju dergohet nje konfirmim i mesazhit me tere informacionet perkatese te rezervimit tuaj. Ju mund ta paraqisni kete konfirmim tek hoteli juaj si garanci per rezervimin e kryer. Ndonjehere Edialtour mund t'ju dergoj ndonje kerkese apo anketim pas qendrimit tuaj ne hotel. Nese ju nuk deshironi te jepni mendimin tuaj, mund te na shkruani dhe ne nuk do ju shqetesojme me. Nese keni ndonje sugjerim apo koment ne lidhje me ruajtjen e informacioneve private, lutemi te na shkruani ne adresen: info@edialtour.com

Edialtour Ltd

Edial Tour Sh.p.k eshte Tour Operatori & Agjensia e Udhetimeve me e madhe, e lokalizuar ne Tirane, Shqiperi e cila ofron nje perzgjedhje te gjere hotelesh ne Shqiperi si edhe rezervim te tyre ne kohe reale nepermjet nje software te sofistikuar dhe perfomant, qe prezanton deri ne 500 hotele shqiptare me informacionet perkatese te detajuara si vendodhja, pershkrimi, foto, komente, cmime dhe disponibiliteti, cmimet e ofertave speciale etj. Me Edial Tour mund te shijoni udhetimet/ekskursionet tuaja ne kudo ne Shqiperi me ndihmen e guidave turistike profesionale. Edial Tour ofron shume sherbime turistike dhe udhetimesh si transport nga/drejt Aeroportit, bileta avioni nga/drejt Tiranes, rezervime dhe akomodime ne hotele, marrje me makinash ne qera, paketa turistike ne Rivieren Shqiptare, organizim konferencash dhe takimesh si edhe shume sherbime te tjera turistike ne Shiqperi, Kosove Greqi, Kroaci, Mal i Zi, Turqi, Bullgari etj.
Edial Tour Sh.p.k ka nr regjistrimi 37504 si Tour Operator dhe Agjensi Udhetimesh & Turistike ne Tirane, Shqiperi.
Now with hotel reviews from TripAdvisor. TripAdvisor - Hotels and Vacation Reviews
ShqiperiaCom
AlertPay-Acceptance-3